Ҫfarë po ndodh pas protestës, zjarr i madh në Prishtinë
18:30 | 29 Shtator 2018
Një zjarr i madh ka përfshire një pjesë të hapësirës s gjelbëruar prapa Stacionit të Autobusëve në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga një qytetar , ku shihet duke u djegur bari dhe pemët në pjesën e përfshirë nga zjarri.

 

 

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, derisa zjarri shihet se përhapet me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë Zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës.

Nexhmije Pagarusha