Alarm: Kaq njerëz humbin jetën në Kosovë nga droga
22:54 | 11 Tetor 2018
Në vitin 2017 në Kosovë kanë humbur jetën 80 persona nga droga. Kërkohet seancë e jashtëzakonshme. Substancat narkotike, nuk janë diçka e panjohur për qytetaret Kosovës.

Madje droga është duke gjetur përdorim goxha të madh, sidomos nga rinia.

 

E kjo ka tërhequr vëmendjen e Avokatit të Popullit, që është duke bërë një hetim në lidhje me pasojat që po shkakton droga tek qytetarët e Kosovës.

Rezultat nuk janë aspak të mira.

Mbi bazën e të dhënave, që janë të verifikueshme vitin e kaluar kemi pas mbi 80 rastehumbjes se jetërave nga mbi doza.

Për vitin 2018 ende nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat.

Por, një statistikë për rajonin e Gjilanit për tre mujorin e parë duket shumë shqetësuese.

Në regjionin e Gjilanit në tremujorin e parë ka pas 5 rastet të humbjes se jetës prej ovedrozës, është zonë e kufirit.. ekzistojnë dyshime se importohet një drogë sintetike prej Serbisë.

Nexhmije Pagarusha