Drenicasi gjen një kuletë, por veprimi i tij ka mahnitur të gjithë
16:33 | 11 Tetor 2018
Sot në Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç dokumenteve personale gjendeshin edhe 521 euro. Ky qytetar rastin e ka raportuar në polici, raporton Express.

Pronari i kuletës është njoftuar nga policia dhe i është kthyer dokumentacioni bashkë me paratë.

 

“Pas kontrollimit të kuletës, në bazë të dokumentacionit , vërtetohet se kuleta i përkiste viktimës M/K/Shqiptar. Në kulet kishte: 10 x 50 euro , 1 x 20 euro , 1 x 1 euro , 1 x 0.20 euro , 1 x 0.10 euro dhe 1 x 0.05 euro, që gjithsejtë ishin 521.35 € (pesëqind e njëzet e një euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi i Kosovës së viktimës, një kartelë e fakultetit dhe një kartelë bankare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës për Express.

Policia ka njoftuar pronarin i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj dhe të njëjtit i janë kthyer paratë dhe dokumentacioni i lartcekur.

Nexhmije Pagarusha