Ganimete Musliu me veshje të pazakontë, thyhen edhe kodin e veshjes
20:22 | 11 Tetor 2018
Deputetja e Kuventi të Kosovës, Ganimete Musliu, në shenjë përkrahje për Kosovën, ajo ka veshur duksin me shkrimin “Dardanët”.

Sot me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja Kosova-Malta, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Në shenjë përkrahjeje për “Dardanët”, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka veshur një duks me shkrimin “Dardanët”.

Në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi ku ka shkruar :

“Një ditë pune në Kuvendin e Kosovës. E thym pak kodin e veshjes zyrtare ne përkrahje të tifozëve Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA: MALTA”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga D.

Nexhmije Pagarusha