Gjakovë: Djali gjen babain pa shenja jete në pusetë
16:38 | 11 Tetor 2018
Një ngjarje aksidentale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Sipas Policisë një person ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin menjëherë e ka dërguar për tretman mjekësor.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve:, thuhet në raportin e policisë.

Nexhmije Pagarusha