Ja çfarë do të ndodh tani e tutje me kompleksin memorial të Prekazit
18:04 | 18 Tetor 2018
Pas shumë shtyerjeve e dështimeve për të mbajtur seanca rreth kësaj çështje, me në fund deputetët e Kuvendit të Kosovë e kanë votuar ligjin për kompleksin Adem Jashari në Prekaz. Pro këtij ligji votuan 84 deputetë.

Pas miratimit të këtij ligji, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët Ganimete Musliu, Albulena Balaj dhe Muharrem Nitaj, për krahasimin e partisë së Konjufcës me Listën Serbe, përcjell ktv.

 

Deputetja Musliu iu kundërpërgjigj Konjufcës duke i thënë se nuk pendohej për deklaratat që kishte thënë për VV-në dhe kritikoi këtë parti që nuk e votoi ligjin për kompleksin memorial gjatë javës së kaluar.

“Konjufca, asnjëherë nuk i bie pishman për atë që kam thënë. Është turp për ju që nuk keni votuar javën e kaluar. Ligji për Kompleksin nuk duhet të trajtohet sipas tekeve personale. Është turp që nuk e votuat me kohë por tash me mocion”, ka thënë Musliu.

Nexhmije Pagarusha