Kush është Drenas Berisha, i riu që po "bombardon" rrjetet sociale deri në Gjermani...
19:34 | 04 Gusht 2018

15 vjeçari i njohur jo pak nga masa, e kjo, jo pa shkas. I riu ka talent për të bërë video të veçanta satirike, humoristike. Ku këto video karakterizohen me humor të hollë, dhe modern. Gjithashtu, Drenasi, është edhe tejet i zgjuar, orator. Portali online Gazeta Ozoni, realizoi një intervistë të shkurtër me talentin e ri, i cili premton shumë në të ardhmën, gazeta ozoni.


 

 

 

 

 

"Jam Drenas Berisha,15 vjeçar, jetoj në Freiburg të Gjermanisë vijoj mësimet në klasën e 9-të. Me realizimin e videove satirike kam filluar para dy viteve, videoja e parë ka qenë rreth futbollit. Videot i kam të gjitha origjinale, nuk e kopijoj askënd. Kam gjithsej, afro 52 video, të cilat janë mirëpritur pozitivisht nga publiku, prej të cilëve çdo ditë marr reagime e komente të mira, inkurajuese. Përgjatë sezonës së verës bëj më tepër video, të cilat i plasoj në kanalit tim zyrtar të youtube-s, i cili është "Drenas", në snapchat: drenas.12, si dhe instagram: drenas.b. Endërra ime është që hobin tim ta konvertoj në profesion. I falenderoj përzemërsisht fansat, dhe i ftoj ta  bëjnë  subscribe kanalin tim."/gazetaozoni/.

 

https://youtu.be/SZCFZjtMeyM

https://youtu.be/dQZe3V0xOAM

https://youtu.be/bi0fRtT_Vu8

https://youtu.be/P1jfJcl-uzg

https://youtu.be/TZHxYDIkvUc

 

 

 

 

Nexhmije Pagarusha