Ky është Golfi më i shpejtë në histori
18:36 | 12 Maj 2018
Volkswagen ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të shpejtë deri më tash në histori. Golf GTI TCR ka motor 2.0 litra TSI, i cili siguron 290 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 264 km/h. Ky është Golf GTI më i shpejtë në historinë 40-vjeçare të këtij modeli, edhe pse TCR tash për tash është koncept formal dhe versioni i prodhimit do të paraqitet kah fundi i vitit. Në mesin e opsioneve do të jetë edhe pakoja speciale sportive me metodat Normal, Comfort dhe Sport.
Nexhmije Pagarusha