Ky është horoskopi për ditën e sotme
08:57 | 06 Tetor 2018
Ky është horoskopi për ditën e sotme, e shtunë, 6 tetor.

DASHI 21/3 – 20/4

Ekziston një ekuilibër perfekt për ju të dashuruarit sot. Beqarët duhet të bëjnë pak më tepër durim për të gjetur dashurinë e madhe. Në planin financiar asgjë për t’u shqetësuar.

DEMI 21/4 – 21/5

Edhe pse jeni shumë të dhënë pas ndjenjave sot ju që jeni në një lidhje dashurie ajo që do të mbizotërojë në vendimet tuaja do të jetë arsyeja. Beqarët do kenë flirte pa mbarim dhe takime të veçanta.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Ka disa mosmarrëveshje midis jush dhe partnerit/es që ndihen në ajër. Beqarët me shumë gjasa do e takojnë dashurinë e shumëpritur. Në planin financiar do tregoheni të matur në shpenzime.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Komunikimi është çelësi i marrëdhënieve të shkëlqyera që keni me partnerin/en. Beqarët do përballen me zgjedhje të vështira, por gjithsesi mund ta gjejnë veten në një lidhje

LUANI 23/7 – 21/8

Sot ndjenjat tuaja karshi njeriut që keni në krah janë bardhë e zi. Beqarët do i shtojnë takimet dhe disa mund të nisin aventura të këndshme. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Jeni të zënë me punë shtëpie sot ju që jeni familjarë. Priten takime mbresëlënëse për beqarët sot. Mundohuni t’i shfrytëzoni. Financat do jenë paksa të lëkundura.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Gjithçka që keni marrë përsipër sot do të arrini ta zgjidhni. Jeni të lumtur dhe shumë të vetëdijshëm për hapat që po ndërmerrni në çift. Beqarët do kenë shumë nevojë të ndihen të dashuruar.

AKREPI 24/10 – 22/11

Sot jeni të përkëdhelurit e fatit ju të dashuruarit. Jeni shumë koshientë për këtë gjë dhe po e shijoni në maksimum. Beqarët nuk do kenë mundësi të gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jenë të dobëta

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e qetë pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm. Kryesorja është që sot nuk do të ketë tensione midis jush dhe partnerit/es. Beqarët do realizojnë takime interesante. Planin financiar shkon mirë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ju të dashuruarit do të keni probleme pjesës së parë të ditës. Beqarët duhet të tregohen të hapur dhe t’i shprehin ndjenjat. Në planin financiar parashikohen probleme.

UJORI 21/1 – 19/2

Sot ndjeheni shumë mirë me veten ju të dashuruarit dhe kjo përçohet dhe në ambientin që ju rrethon. Do të shpërndani energji pozitive gjithë kohës. Beqarët do jenë sharmantë. Financat menaxhojini me kujdes.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Njerëzit që ju kontrollojnë nuk ju kanë pëlqyer aspak. Sot do të jeni në qendër të piketës së një personi që është shumë posesiv. Beqarët do ndihen mirë dhe nuk do ndryshojnë status

Nexhmije Pagarusha