LAJMI I FUNDIT: Digjet fabrika e peletit, dëmet rreth 600 mijë euro
17:59 | 30 Shtator 2018
Gjatë ditës së djeshme në Kamenicë është djegur fabrika e Peletit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethanë të pa njohura nga zjarri është përfshirë fabrika në fjalë, shkruan lajmi.

Me të marrë lajmin, zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit arrin deri në 600 mijë euro.

Rasti është ende nën hetime.

Nexhmije Pagarusha