Lista e plotë: Këta janë 30 kandidatë për Topin e Artë
20:18 | 08 Tetor 2018
Revista e njohur franceze France Football ka publikuar edhe emrat e fundit të futbollistëve, duke kompletuar 30-shen e kandidatëve për çmimin më të madh individual Topi i Artë.

Janë publikuar edhe dhjetë emrat e fundit të kandidatëve për Topin e Artë, i cili dhurohet nga France Football.

 

Gjatë publikimeve nga revista franceze nuk kanë munguar emrat e Lionel Messit, Luka Modricit, Neymarit, Jan Oblakut dhe Paul Pogbas.

Në anën tjetër, pesë emrat e fundit të zbuluar ishin ai i Mohamed Salah, Ivan Rakiticit, Sergio Ramosit, Luis Suarezit dhe Raphael Varane.

Pas publikimit të këtyre dhjetë emrave të fundit tani është kompletuar lista prej 30-të kandidatëve në garë për Topin e Artë.
Çmimi do të prezantohet më 3 dhjetor, së bashku me Topin e Artë për futbollistët U-21 dhe Topin e Artë për femra.

Futbollisti i fundit që fitoi çmimin më të madh individual ishte ylli portugez, Ronaldo.

 

Nexhmije Pagarusha