Makinën e vjetër e kthen në një skarë për të pjekur mish
15:02 | 03 Tetor 2018
Volkswagen është një prodhues i njohur gjerman, i lindur në vitin 1937, nën vullnetin e Adolf Hitlerit, kuptimi i përkthyer i të cilit do të thotë makinë e popullit.

Prodhuesi i automobilëve i njohur edhe nga markë VW, ka arritur të rimarrë një makinë të vjetër që tani është jashtë prodhimit, Volkswagen Brasilia, një makinë me motor të pasmë, i krijuar dhe i shitur në Brazil midis viteve 1973 dhe 1982, transmeton lajmi.net.

Me këtë pjesë të fundit historike, një përfaqësuese në jug të Brazilit, vendosi të krijojë diçka të paimagjinueshme dhe kurrë nuk ishte parë më parë, duke e shndërruar atë në një makinë skarë për të pjekur mishin tradicional në stilin Latin të përsosur.

Falë përdorimit të motorit, i cili ndodhet në pjesën e pasme të veturës dhe një rrip të lidhur me një nga rrotat e pasme, është e mundur që të gatuhet përmes kësaj skare të shkëlqyeshme.

Me pak fjalë, një makinë e vjetër, pikërisht një Volkswagen Brasilia, u shndërrua në një makinë skarë. Çfarë mendoni ju? 

 

 

 

 

 

Nexhmije Pagarusha