Manchester City e merr kryesimin në Premierligë
18:17 | 20 Tetor 2018
Manchester City ka mposhtur sot Burnleyn me rezultat 5:0.

Pak kësaj fitoreje City arriti të marrë kryesinë në Premierligë.

 

Skuadra e Pep Guardiolës po vinte nga një barazim pa gola ndaj Liverpoolit para këtij takimi, dhe rrugës së triumfit iu kthye në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur 5-0 Burnleyn, si dhe duke kaluar në pozitën e parë në tabelë.

Vendasve nuk iu desh shumë kohë për ta gjetur golin e epërsisë, të cilin e arriti Kun Aguero pas vetëm 17 minutave lojë, duke e finalizuar një aksion tejet të bukur të skaudrës së Pep.

Pas një pjesë të parë mbase të qetë, City u fut furishëm në 45 minutat e mbetur, teksa shënoi plot katër herë në portën e dikur portierit të vet, Joe Hart.

Në fillim të pjesës së dytë, City shënoi dy gola për dy minuta, falë Bernardo Silvas dhe Fernandinhos.

Serinë e golave e mbyllen dyshja anësore Ryad Mahrez dhe Leroy Sane.

Algjeriani shënoi gol spektakolar nga distanca duke e lënë Hartin të shtangur, ndërsa Sane realizoi në minutën e 90-të për ta gozhduar Burnelyn.
Man City tani ka 23 pikë dy më shumë se Chelsea në vendin e dytë, dhe tri më shumë se Liverpooli në vendin e katërt, që ka dhe një lojë më pak të zhvilluar.

Nexhmije Pagarusha