Një person gjendet pa shenja jete në qendër të Prishtinës
16:44 | 27 Shtator 2018
Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në një parking privat në rrugën “Dritan Hoxha”.

 

Siç mëson “Zeri.info”, viktima M.V është nga Mitrovica.

Sipas Policisë, dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore.Po ashtu një gjë të tillë e konfirmoi edhe një i afërm i tij i cili tha se viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe se sipas tij, ai për një moment është alivanosur.

Nexhmije Pagarusha