Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë, humb jetën
14:14 | 06 Tetor 2018
Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra i ndjeri ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, M.B i lindur më 1973.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 10:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, tha Krasniqi.

Shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Kohëve të fundit është shtuar numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e tyre të punës. Më të rrezikuarit vazhdojnë të jenë punëtorët e ndërtimtarisë.

Nexhmije Pagarusha