Psikologu i njohur Europian studion shqiptimin e fjalës “All-llah” dhe rezultati ishte befasues!
10:57 | 04 Janar 2019
Shqiptimi i fjalës All-llah shëron së.mundjet shpirtërore.

Vander Hoven, një psikolog nga Holanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “All-llah”, si tek njerëzit e së.murë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori holandez e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare.

Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “All-llah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vu.ajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja arabe “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “All-llah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.

Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sek.rete të Kuranit të shenjtë”.

All-llahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fusilet, 53)/Lajme/

Me hapjen instituteve të larta e të fakulteteve të universitetit në vendin tonë, mjaft maturantë medresistë kryen studimet universitare në degë të ndryshme të shkencave e të dijeve dhe punuan me përkushtim në sektorë të arsimit, në institute shkencash etj. Medresistët u angazhuan edhe në detyra të rëndësishme fetare. Ata mbajtën kështu barrën e shërbimeve në xhamitë e qyteteve e fshatrave dhe kudo që shkuan lanë përshtypje shumë të mira me sjelljen e tyre korrekte. Pas vendimeve të mbrapshta të luftës kundër fesë, viti 1967, u shembën të gjitha faltoret, u ndalua kategorikisht ushtrimi i riteve fetare islame. Vetëm me ardhjen e pluralizmit besimtarët muslimanë iu kthyen fesë së tyre. E veçantë e këtij zhvillimi qëndron në faktin që medresistët, që kishin kryer studime të larta ose jo, me përmbysjen e diktaturës, kontribuuan pa rezerva dhe dhanë ndihmesën e tyre për rihapjen e xhamive ose u morën me punë të tjera në shërbim të Islamit, kudo që u ndodheshin në Shqipëri. Ata që nderojnë veten sot me titullin e Hoxhës si edhe shumë besimtarë pa këtë titull nga rinia shqiptare e nga “shoqëria civile”, ia kanë kushtuar veprimtarinë e vet çështjes islame, çështjes së edukimit të shqiptarëve me parimet e Islamit dhe atë të mbrojtjes së identitetit kombëtar e shpirtëror të popullit tonë, duke ruajtur me rigorozitet marrëdhënie të mira edhe me bashkëkombësit e tyre që u përkasin besimeve të tjera tradicionale. Për të realizuar këtë mision të vështirë, medresistët kanë mbajtur parasysh mësimet e dijetarëve tanë të shquar, të hoxhallarëve të mëdhenj, të pedagogëve të devotshëm e muderrizëve të palodhur të Medresesë, të cilët, pa marrë parasysh vështirësitë e përndjekjet policore të pamëshirshme, punuan dhe derdhën të gjitha forcat e tyre intelektuale e fizike për Islamin. Shkrimet e tyre, librat, konferencat, veprat e tyre janë trashëgimi e vyer, e pazëvendësueshme, prandaj duhen lexuar me vëmendje e duhen mbajtur dy herë më shumë si udhërrëfyes, sepse edhe fenomeni i islamofobisë shfaqet tinëzisht kundër veprimtarisë sonë.

Lily.