Real Madrid në janar me trenferin 100 milionësh
18:47 | 09 Tetor 2018
Real Madrid në janar është duke u përgatitur për të bërë një ofertë të madhe për sulmuesin anësor të Chelseas, Eden Hazard.

Ylli belg dëshiron të largohet nga Chelsea për të luajtur në Champions League dhe spanjollët dëshirojnë ta shfrytëzojnë rastin.

 

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle thuhet se Reali mund ta marr atë me vetëm 100 milionë euro pasi në janar do të ketë në kontratë vetëm 18 muaj.

Gjithashtu edhe Hazard ka bërë të ditur se dëshiron të largohet për të provuar një aventurë të re në Spanjë.

Nexhmije Pagarusha