Sahidja feston sot ditëlindjen, ja si e urojnë motrat e saj
15:29 | 13 Mars 2019
Në familjen Mustafa sot ka festë. Sahide Mustafa sot feston ditëlindjen e 45-të. Në 45-vjetorin e lindjes, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga më të dashurit e saj, e për t’ia bërë këtë ditë edhe më speciale, urime të bukura i kanë dedikuar edhe motrat.

 

“Urime ditlindjen moter, qysh e ke shpirtin e bardhe te ardhshin vetem dite te bardha.

Qofsh femra me e lumtur ne bote.”, ka shkruar Safetja krahas fotografisë së publikur sot në Instagram. Me fjalët më të mira e ka uruar edhe Lulja, duke i dëshiruar jetë të gjatë asaj, transmeton rtv21.tv

Edhe Shkurta ka uruar yllin e saj për ditëlindje, me një fotografi të bukur. “Urime ditelindjen o ylli im edhe 100”, ka shkruar Shkurta sipër fotografisë.

Lily.