Samsung merr lajmin shokues
19:14 | 07 Korrik 2018
Samsung ka pasur shitje rekorde e profit të madh përgjatë shtatë tre mujorët e fundit, por kjo si duket ka përfunduar. Gjiganti korean ka publikuar fitimet gjatë 3 mujorit të dytë të 2018-ës, ku ka treguar se nga shitjet ka përfituar 52 miliardë dollarë, ndërsa fitimi operativ i konsoliduar duhet të jetë rreth 13.25 miliardë dollarë, transmeton koha.net. Fitimet e Samsung kanë rënë krahasuar me tre mujorin e parë të 2018-ës, ku shitjet ishin 56.2 miliardë dollarë e fitimet operative kishin shënuar rekord, me 14.5 miliardë dollarë. Sipas analistëve, arsyeja e rënies së profitit janë shitjet e dobëta të Galaxy S9. Përdoruesit e smartfonëve nuk kanë qenë të impresionuar nga risitë që ka sjell kjo pajisje e re.
Nexhmije Pagarusha