Shkarkohet trajneri i njohur
18:37 | 09 Tetor 2018
Gjatë orëve të mbrëmjes raportohet se Genoa do të shkarkojë trajnerin e saj Davide Ballardini.

Siç mësojnë mediat italiane, klubi më i vjetër ka marrë këtë vendim pas disa rezultateve të dobëta, shkruan GazetaBlic.Vendin e tij pritet t’a zë timonieri i vitit të kaluar, Ivan Juric.

 

Gjithsesi duhet pritur deri në mbrëmje për t’a konfrimuar edhe zyrtarisht, derisa ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual lidhur me këtë çështje.Viteve të fundit, klubi gjenovez ka kaluar nëpër disa momente të këqija, pasi nuk ka arritur asnjëherë të luftojë për më shumë sesa mbijetesën.

Nexhmije Pagarusha