Specialja fton edhe një ish-komandant i UÇK-së për intervistim
11:13 | 14 Mars 2019
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Lajçi ftohet për intervistim nga GJykata Speciale. Intervistimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale po vazhdojnë.

Kësaj here për intervistim është ftuar komandanti i brigadës 136, Salih Lajçi. Lajçi do të intervistohet sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi.

Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”, thuhet në një postim të OVL UÇK-së dega në Pejë.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Deri më tani në Gjykatën e Hagës janë intervistuar Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Sylejman Selimi e të tjerë.

Lily.