Tumori i prostatës, 7 sinjale që duhet t’iu alarmojnë
09:26 | 26 Shtator 2018
Tumori i prostatës është shumë i rrezikshëm, pasi përparon në mënyrë të ngadaltë, pa dhënë asnjë shenjë dhe pa shfaqur çrregullime të veçanta. Rreziku është i heshtur, madje shkon deri në atë pikë sa mund ta bëjë të pamundur ndërhyrjen.

Sipas shoqatës italiane për luftën kundër tumoreve (LILT) janë 7 sinjale që mund ta sinjalizojnë. Por duhet sqaruar se secili prej tyre jo domosdoshmërisht mund të jetë i lidhur me një tumir në prostatë, pasi mund të ketë të bëjë me patologji në zhvillim.

Në çdo rast nëse hasni në simptomat e mëposhtme, është mirë të flisni me mjekun:

-Vështirësi për të nisur urinimin

-Nevojë e shpeshtë për urinim

-Ndjesi sikur nuk urinohet në mënyrë totale

-Gjak në urinim apo në sekrecione

-Ndjesi peshe në zonën e fshikëzës

-Dhimbje në kocka

-Vështirësi gjatë ereksionit

Profesor Mauri Dimitri, kirurg urolog dhe president i Ëorld Foundation of Urology, thotë se, “Në ditët e sotme mundësia e mbijetesës nga tumori i prostatës është 60%. por sa më parë të diagnostikohet tumori, aq më i lehtë është trajtimi”.

Nexhmije Pagarusha