Zidane me transfer të madh në Real Madridit, kushton 50 milionë euro
09:58 | 14 Mars 2019
Transferimi i parë i Zinedine Zidanes do t’i kushtojë 50 milionë euro Real Madridit. Mbrojtësi brazilian i Portos, Eder Militao, do të jetë transferimi i parë i Zinedine Zidane te Real Madrid. ‘Los Blancos’ po përgatiten për një verë revolucionare në tregun e transferimeve.

Dështimet në të tria frontet kanë detyruar Florentino Perezin që të rikthej Zinedine Zidanen në krye të skuadrës, dhe menjëherë kanë nisur të bëjnë planet për transferimet e verës së vitit 2019.

Mediet në Spanjë raportojnë se Eder Militao i Portos, do të jetë transferimi i parë i Real Madridit, përcjell lajmi net.

Militao, do t’i kushtojë Real Madridit 50 milionë euro. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në fund të muajit mars, dhe kompletimi i transferimit pas përfundimit të këtij sezoni.

Lily.