Zidane në Manchester United? Vjen përgjigja zyrtare
21:56 | 09 Tetor 2018
Ish trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane i befasoi të gjithë në këtë verë me vendimin për tu larguar nga Real Madridi.

Trajneri francez u largua nga madrilenët pas triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve, e që askush nuk e kishte pritur.
Agjenti i tij, Alain Migliaccio, ka zbuluar arsyen e vërtetë të largimit të Zidanes nga Real Madridi, duke thënë se ai thjeshtë duhet të shkonte.

 

“Ishte një largim emocional i tij”, ka thënë fillimisht Migliaccio.

“Ai vendosi të pushoj për një vit, prandaj ai nuk do të kthehet”.

Migliaccio ka folur edhe për mundësinë e transferimit të Zidanes te Manchester United.

“Nuk e besoj se ai do të kaloj në Angli, nuk është stili i tij. Unë kam biseduar me të dhe nuk ka interesim për atje”, ka përfunduar agjenti i Zidanes.

Nexhmije Pagarusha